Wednesday, May 1, 2024
HomePolitikëDebate per krimin - Rama kundër të gjithë opozitës. I thonë: Je...

Debate per krimin – Rama kundër të gjithë opozitës. I thonë: Je nën efektin e kokainës

-

 Debate të ndezura në Kuvend lidhur me krimin. Në një moment Basha kërkoi të merrte fjalën dhe iu afrua foltores  ndërsa njerëzit e sigurisë iu afruan Ramës.

Basha u largua dhe me ironi Rama tha se nuk do i jap fjalën pasi duhej në fillim të fliste Berisha

Kryetari i PD-së akuzon Ramën se është peshku i madh i krimit dhe këtë ia kishte treguar dhe ndërkombëtarëve.

“U kam thënë peshqit e mëdhenj nuk i kap dot peshkun e madh “ ndërkohë Rama deklaron se bashkë me PD kanë hartuar planin kundër feudeve të krimit.

Kryeministri zbulon se ambasadori i SHBA-së i ka kërkuar kryetarit të PD-së të bashkëpunojë në luftën kundër krimit.

Rama foli dhe për mbërritjen në Shqipëri të agjentëve të specializuar për fazën e dytë atë kundër aseteve kriminale dhe të fortëve të feudeve .

Edi Rama: “Në korrik e gusht ishim bashkë në qeveri ku u përgatitëm për fazën e dytë të operacionit kundër aseteve kriminale dhe të fortëve të feudeve lart e poshtë.  Shprehja s’keni parë gjë akoma do të shihet  tani. Ambasadori amerikan takon kreun e opozitës i kërkon mbështetje për këtë operacion dhe siç e ka zakon, Basha që takimet me të huajt  i komenton siç i do qejfi bën paralajmërimin.  Do të dëgjoni atë që për tre muaj po bashkëpunojmë. Po bashkëpunojmë në planin e burimeve njerëzore. Brenda muajit nëntor agjentë të specializuar që do punojnë me SHISH e policinë për këtë punë dhe për këtë i ka kërkuar bashkëpunim opozitës. Nëse doni të luftoni krimin jepni kontribut real.

Rama sulmoi dhe LSI-ne

Ndërsa Rama fliste nga foltorja, Kryemadhi fliste nga vendi 

S’bëni dot fjalim pa krim, pa Elvis Rroshi, na morët në qafë dhe shokët tanë  atje.

Ata numërojnë përditë trigonët që ikin nga tepsia. Na prishët edhe shokët në këtë histori krimi, krim droga drogë mafia mafia ca të bëj luftë me fotografi!

Luftën me fotografi vazhdojeni por të paktën këshillohuni me fotografin e shokut Enver.  Personi që keni nxjerrë në fotografi për turpin tuaj me Blendi Klosin ka qenë në çadrën e lirisë.

Replikon Basha: U kam thënë  ndërkombëtarëve peshqit e mëdhenj nuk i kap dot peshku i madh .  Rama është peshku i madh. As Ahmetaj nuk do shpëtojë si herën tjetër

  Në kam një vërejtje për ambasadorin Lu është se e hapi gojën pas zgjedhjeve.  Por ti nuk je zgjidhja je problemi.  Patjetër e kanë dëgjuar dhe kritikën time.  Bullshit is over. Komuniteti ndërkombëtar të ka në dorë.  Laku sa ka nisur të ngushtohet.  Ata do të bëjnë punën e tyre, ti tënden

Berisha: Në pamje të parë ka edhe një aspekt gjysmë komik. Në të vërtetë, mediat e shtrojnë për komedi këtë pyetje; pse kruhet gjithë kohën që flet Edi Rama?

Ka vetëm një shkak dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë! Një pjesë prej jush e keni provuar vetë. Ju njoh në fytyrë.

Lexoni që të gjithë simptomat e mbidozës së kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale. Ky ka zgjedhur të kalojë dramën shqiptare të sotme me vizat e kokainës.

Nard Ndoka: Eshtë në efektin e kokainës. Shenjat e tij janë tipike për një përdorues kokaine

Kush pi kokainë kruhet dhe nxehet. Ju i keni të dyja. Duke qenë nën efektin e kokainës keni pirë 6 shishe ujë, jepini ujë që të kthehet normal. Pini ujë dhe ulni masën e kokainës në gjak e në trup”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts