Gjatë një takimi në Vlorë me drejtues të administratës, ministri i Energjitikës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri ka bërë një autokritikë duke u shprehur se qytetarēt e shohin OSHEE-në si një institucion prej të cilit duan vetëm të përfitojnë.
“Kur i pyesja qytetarët se ku dëshironin të punonin më thonin në OSHEE”. Kjo më dhimbte, sepse më linte të kuptoja që qytetarët e shohin OSHEE si një lopë për ta mjelë”, tha Gjiknuri.