Saturday, February 24, 2024
HomeAktualitetPërballja në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve

Përballja në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve

-

Pas më shumë se një muaji që nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizit në Tiranë, bashkëshorti i saj është përballur me motrën e së ndjerës për kujdestarinë e fëmijëve.

 Disa javë më parë, Armela Asllanaj ka hapur çështje civile në Gjykatën e Tiranës për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, ku edhe Kasemi ka qenë palë e interesuar. Seanca e parë, kur janë njohur palët, është zhvilluar ditën e djeshme me dyer të mbyllura.

Burimet thonë se Kasemi nuk është tërhequr as kësaj radhe, duke ndërhyrë në seancë dhe duke shprehur mendimin e tij kundër marrjes së kujdestarisë së dy fëmijëve nga ana e ish-kunatës së tij.

“Kam edhe unë vëllezër e motra plot”, mësohet të ketë thënë Kasemi në sallën e gjyqit. Përkundër kësaj, seanca e djeshme u zhvillua për ta njohur Kasemin lidhur me këtë proces. Tashmë, Gjykata pritet që të marrë vendim në seancën e ardhshme lidhur me kujdestarinë e fëmijëve. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

NGJARJA

Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konflikt. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku Kasemi ishte edhe i armatosur. Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

FJALËT E VAJZËS

Vajza e gjyqtares së vrarë reagoi përmes një postimi prekës në “Facebook” pas lajmit të kobshëm, duke e cilësuar babanë e saj, “monstër, që nuk meriton të jetojë”. Përkundër konflikteve familjare, vajza shkruante se nëna e saj u fliste mirë për babanë.

Ajo, madje, ka rrëfyer se Fildezi, edhe pse nuk e shprehte drejtpërdrejt, jetonte në ankth për atë çka mund ta priste nga ish-bashkëshorti. Lidhur me pretendimet e Kasemit, se Fildezi ia mori fëmijët, vajza ka treguar se e vizitonin babanë çdo fundjavë. “Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne, duke përfshirë edhe jetën, që të na hiqte nga ai plehra”, shkruante vajza e Hafizit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts