Friday, April 26, 2024
HomeEkonomiPaketa fiskale 2018 - Peleshi: Mjetet e bordeve të anijeve do përjashtohen...

Paketa fiskale 2018 – Peleshi: Mjetet e bordeve të anijeve do përjashtohen nga TVSH

-

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, gjatë një takimi që zhvilloi me peshktarë në portin e ri të peshkimit në Durrës, tha se qeveria po punon që në paketën fiskale për vitin 2018, të gjithë mjetet e bordeve të anijeve të përjashtohen nga tatimi i vlerës së shtuar.

Peleshi: “Gjithë strategjia jonë e mbështetjes së këtij sektori është si të ulim kostot. Ulja e kostove arrihet përmes uljes së kostove finaciare, por edhe kostove burokratike, apo administrative. Heqja e aksizës për naftën, për peshkimin, tregoi që menjëherë i dha një impuls këtij sektori. Sot brenda këtij viti në paketën e re fiskale, pra ne sot po punojmë që në paketën fiskale për vitin 2018, të futim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për gjitha mjetet e bordeve të anijeve.”

Peleshi i garantoi peshkatarët se ky port nga sot e në vazhdim do të jetë vetëm në shërbim të anijeve të peshkimit.

Peleshi: “Së pari dua ta them që jemi në një port, në një investim të ri, që i cili vetëm sot në fakt ka filluar të përdoret nga anijet e para, nga dy anije të peshkimit, për shkak se ka qenë i okupuar nga mjete të tjera, jahte private e të tjera, që nuk kanë lidhje me qëllimin për të cilin ky port është ndërtuar.  Unë po e them sot dhe natyrisht do ta dëgjojnë dhe strukturat tona shtetërore, policia kufitare etj, që ky port nga sot e në vazhdim, duhet të mbahet i paprekur nga asnjë lloji mjeti tjetër, përveçse nga ato për të cilat është ndërtuar, pra nga anijet e peshkimit.”

Ministri premtoi se përveç lehtësimit të uljes kostove financiare, qeveria do të ulë dhe kostot administrative apo burokratike e logjistike.

Ndërkohë, vitin e ardhshëmqeveria do të ndërtojë markatën e Shëngjinit, një investim që do të shkojë rreth 1 milion euro.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts