Burime konfidenciale për Tpz.al, bëjnë me dije se prokuroria për Krime të Rënda ka lëshur disa urdhër- arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Siç mëson Tpz.al ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish drejtori i Policisë së Shkodrës Alban Çela,  ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Cela, si dhe ish drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Ky i fundit është fotografuar me Moisi Habilajn. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen ‘Habilaj’. Ndërkohë burime të mirëbesuara, thanë për Tpz.al, se janë në total 9 urdhër arreste për ish drejtues dhe policë bazë, të cilët janë implikuar në dosjen “Tahiri-Habilaj”.