Friday, April 26, 2024
HomePolitikëKomisioni miratoi ndryshimet,ministri Klosi: Kemi kapacitete shume te medha per te zhvilluar...

Komisioni miratoi ndryshimet,ministri Klosi: Kemi kapacitete shume te medha per te zhvilluar turizmin elitar

-

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot ndryshimet në ligjin e turizmit me 9 vota pro mes të cilave edhe një votë nga LSI dhe  4 votat e opozitës kundër.

Në fjalën e tij, para deputetëve,  Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se lehtësirat  fiskale dhe ndryshimet në ligj do të japin një impakt  pozitiv për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Klosi: “Duhet të kuptojmë që jemi në një zonë që mund të kemi kapacitete shumë të mëdha për të zhvilluar turizmin elitar, turizmin që prodhon ekonomi, turizmin që prodhon punësim, turizmin që prodhon mirëqënie, por po ashtu duhet të kuptojmë që jemi brenda një konkurrence shumë të vështirë nga vendet e rajonit. Prandaj kjo paketë vjen e plotë. Kjo paketë vjen si më e mira në rajon përsa i përket lehtësirave dhe në të gjitha rastet është një  biznes i munguar për Shqipërinë që përpiqemi ta subvencionojmë nëpërmjet këtyre mekanizmave. Pra është një paketë e cila në krahasim me vendet e rajonit është më e mira sot si ofertë për investitorët strategjikë.”

Duke iu referuar statusit special për investitorët strategjikë ministri Klosi sqaroi deputetët e pranishëm se statusi special jepet mbi statusin e investitorit strategjik.

Klosi: “Janë lehtësira me taksa për 10 vjet, taksë për përfitimin nga biznesi. Të mos harrojmë që nga marrja e statusit special, investitorit i duhen 3-4 vjet të mbarojë investimet dhe pastaj edhe disa vite të tjera që të fusë në efiçensë investimin e tij, pra është një lehtësi jo shumë e konsiderueshme. Kemi edhe lehtësirën përsa i përket zero taksën e infrastrukturës. Është bërë qartësisht me qëllimin që këto të kenë impaktin e parë pozitiv në marrjen e këtij investimi. Por po ashtu ky status special i jepet atyre investitorëve strategjikë të cilët kanë një marrëveshje të firmosur me operatorët strategjikë që janë brand-et që afrojnë hotelet me 4 por sidomos me 5 yje.”

Ministri shtoi se statusi është një politikë fiskale, dhe politiko-administrative për të pasur mundësinë që të nxiten investimet e munguara elitare në bregdetin dhe zonat turistike shqiptare.

Kreu i Turizmit dhe i Mjedisit, gjithashtu qartësoi se: “Paketa nuk shkon për resortet të cilat janë si real estate, pra për pasuri të paluajtshme. Kjo lehtësi shkon vetëm për resortet turistike që menaxhohen si hotele dhe për hoteleri dhe kushtet e vëna nga paketa fiskale janë të tilla që nuk lejojnë që këto lehtësira të kalojnë në pasuri të paluajtshme.”

Gjatë fjalës së tij ministri Klosi u bëri me dije deputetëve të komisionit se tashmë  pranë institucioneve shqiptare ka një sërë kërkesash të cilat në radhë të parë vijnë nga investitorët shqiptarë të cilët kuptojnë se kjo është një mundësi e artë për të zhvilluar në këtë nivel elitar turizmin në Shqipëri.

Ministri Klosi shprehu bindjen e plotë se lehtësirat fiskale dhe ndryshimet në ligjin për zhvillimin e turizmit do të garantojnë një pozicion konkurrues të Shqipërisë  krah të vendeve të tjera të rajonit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts