Piloti i linjës ‘Airbus’ në Gjermani ka dhënë një shenjë për frymën festive duke bërë pemën e Krishtlindjeve gjatë një fluturimi.
Ekuipazhi që po testonte aeroplanin Airbus A380 publikoi imazhin e krijuar në faqen e internetit Flightradar24. Nëse ky udhëtim do bëhej me makinë, do ishte 654 km e gjatë.
Pema që duket e kompletuar me zbukurime fillon që nga Hamburgu deri në Sttugart. Pema ishte me disa ngjyra, të cilat reflektonin lartësitë e ndryshme të aeroplanit.
Asnjë pasagjer nuk ishte në bord kur po bëhej ky testim.