Protestë tek Policia e Tiranës, kundër Ramës dhe arrestimeve në Kukës

0
1120

 

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Policisë së Tiranës për të protestuar kundër Edi Ramës dhe kundër arrestimeve në Kukës.

Qytetarë shqiptarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj Edi Ramës.

‘Ajo që ndodhi dje ishte pasoja, pasi shkaku është Edi Rama që i ofendon, i shan shqiptarët’, tha një prej anëtarëve të shoqërisë civile.

Qytetarët e shumtë të mbledhur përpara Policisë së Tiranës, kanë hedhur akuza ndaj Ramës për taksat që po vendos në kurriz të shqiptarëve.

Ata kanë kërkuar lirimin e kuksianeve e hasjanëve të arrestuar gjatë natës nga policë të maskuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here