Monday, March 27, 2023
HomeAktualitetSEANCA LIVE/ Fati i 23 kuksianëve në protestë, ja vendimet e Gjykatës

SEANCA LIVE/ Fati i 23 kuksianëve në protestë, ja vendimet e Gjykatës

-

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës pritet që nga momenti në moment të japë vendimin për 23 protestuesit e arrestuar pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës. “BalkanWeb” mëson se trupi gjykues u tërheq për të vendosur edhe ‘fatin’ e të arrestuarve, ku për 11 prej tyre prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ dhe pak minuta më vonë rinisi seancën. Ndryshe nga seanca, masa e sigurisë për secilin prej 23 të arrestuarve do të jepet në prani të kamerave.

VENDIMI I GJYKATES
Ahmet Tobli, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
Lulëzim Popa, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
Sajmir Trota, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
Lefter Rexhmati, ndalim i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm
Adem Duraku, ndalimi i ligjshëm, masa “detyrim paraqitje”, urdhërohet lirim i menjëhershëm

vijon….

EMRAT E 23 TE ARRESTUARVE
– Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

– Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

– Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

– Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

– Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

– Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

– Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

– Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

– Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

– Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

– Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

– Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

– Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

– Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

– Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

– Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

– Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

– Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

– Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

– Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

– Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

– Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

– Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

EMRAT E PERSONAVE QE ESHTE KERKUAR ‘ARREST ME BURG’
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës

Ora: 11:35- Rinis seanca gjyqësore për 23 protestuesit e arrestuar pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës. Por pas incidenteve që ndodhën, gjykata vendosi që në sallë të jenë deputetët e opozitës. Konretisht nga PD, janë deputetët; Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Aldo Bumci, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, ndërsa nga ata të LSI janë Nora Malaj, Shezai Rrokaj, Klajda Gjosha, Florida Kërpacci, Silva Caka, dhe Klejdi Mehmetaj.

Ora 09:30 – Pas tensioneve në Gjykatën e Tiranës, kjo e fundit ka ndërprerë seancën ku do të caktohej edhe masa e sigurisë për 23 të arrestuarit pas protestës së dhunshme në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit.

Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e avokatëve, të cilët kërkojnë që të largohet policia nga salla. Po ashtu jashtë u nxorën edhe gazetarët. Pas një konsultimi, Gjykata vendosi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe brenda të futen vetëm deputetët e opozitës.

Situata
Forca të shumta policie janë rreshtuar para Gjykatës për të parandaluar ndonjë tension të mundshëm. Masa e sigurisë për 23 të ndaluarit që akuzohen nga Prokuroria e Kukësit  si përgjegjës për dhunën në protestën e organizuar të shtunën në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës për mjetet qe kalojnë në këtë aks rrugor pritet të jepet sot në Gjykatën e Tiranës rreth orës 09.00.

Gjithashtu është ndaluar qarkullimi rrugor në atë aks, duke vështirësuar edhe rrugën për shkollë të nxënësve të “Pjetër Budit”.

Në krahun tjetër të Lanës, ndodhen disa qytetarë që protestojnë. “Lironi djemtë tanë,” dëgjohet të thonë ata.

forr

Burime nga Gjykata e Kukësit bënë me dije për “BalkanWeb” se shkak i transferimit të çështjes në kryeqytet është mungesa e kapaciteteve në Gjykatën e Kukësit.

“BalkanWeb” mësoi se dosja e personave të arrestuar ka mbërritur pranë Gjykatës që dy ditë më parë. Ndërkohë, 13 persona janë shpallur në kërkim.

Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë.

Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia.

(e.f/BalkanWeb)

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,752FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts