Thursday, March 23, 2023
HomeAktualitetSHBA 130 mijë $ për policinë Kufitare e Doganat

SHBA 130 mijë $ për policinë Kufitare e Doganat

-

Ambasada Amerikane i dhuron pajisje me vlerë 130 mijë dollarë Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore.

Këto pajisje shërbejnë për zbulim dhe inspektim. Lajmin e bën me dije vetë Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një njoftimi në faqen zyrtare.Ditën e djeshme ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi edhe një vizitë me administratën doganore të Shqipërisë.

“Një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është lufta kundër krimit të organizuar. Këtu përfshihet edhe trafikimi i drogave të paligjshme, armëve dhe i qenieve njerëzore si dhe kontrabandimi i mallrave”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

“Dje Ambasadori Lu iu bashkua personelit të Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) për t’i dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim. Këto pajisje, vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë, do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri. Që prej fillimit të veprimtarisë së tij në Shqipëri në vitin 2003, programi EXBS i ka ofruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore trajnime, pajisje dhe mbështetje me vlerë rreth 5 milionë dollarë në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kufitare”, sqaron ambasada e SHBA.

 

amerikane.pngamerkan1.pngamerikan.png

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,745FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts