KLSH zhvlerëson edhe një ‘aset’ të qeverisë: Urgjenca me mangësi, mungojnë…

0
679

Shërbimi i urgjencës në Shqipëri ka mangësi të theksuara. KLSH në një raport për këtë shërbim, rendit një sërë mangësish, për këtë “aset” të propaganduar disa herë me pompozitet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e Shëndetësisë.

Sipas auditimit të realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përgjatë muajit tetor është vërejtur se qytetarët ankohen se shërbimi që i ofrohet është me vonesë.

Kjo thuhet në raport vjen si rezultat i numrit të vogël të autoambulancave duke bërë që shërbimi të mos jetë i shtrirë në të gjithë territorin.

Ndërkohë që është konstatuar ndër të tjera se ka mungesë edhe të pajisjeve bazë për të shpëtuar jetët e pacientëve.

KLSH konstaton se ky shërbim ka problematika të përsëritura që lidhen me mungesë lidershipi, koordinimi, bashkëpunimi dhe transparence midis institucioneve shtetërore.

Gjithashtu në këtë auditim ka dal në pah edhe fakti se në vonesën e ofrimit të shërbimit shëndetësor ka një ndikim të ndjeshëm edhe infrastruktura rrugore.

Po ashtu thuhet se në urgjenca nuk ka personel të mjaftueshëm ndërsa nuk janë miratuar standardet për pajisjet mjekësore, barnat, infrastrukturën fizike, autoambulancat dhe mjetet e tjera.

Edhe sistemi i referencën konstatohet të ketë problematika pasi nëse vërejmë numrin e thirrje për Qendrën Kombëtare të Urgjencës mjekësore krahasuar me atë të QSUT është rreth 3 herë më e vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here