Monday, May 20, 2024
HomePolitikëGjuha kriminalizuese e politikës inkurajon elementët me prirje kriminale dhe barbare

Gjuha kriminalizuese e politikës inkurajon elementët me prirje kriminale dhe barbare

-

Një ditë pasi kundërshtari politik e linçoi publikisht në Kuvend për gjuhë të ashpër dhe fyese, kryeministri Rama pranon se gjuha kriminalizuese e politikës inkurajon elementët me prirje kriminale dhe barbare.

Në një konferencë për mediat, Rama thotë se kjo është një çështje kulturore që nuk adresohet dhe nuk zgjidhet sa hap e mbyll sytë.

Rama: Unë mendoj që politika me gjuhën e saj, akuzat e saj, kur them politika kam parasysh atë burim të pasur të këtij pisllëku gjuhësor dhe jo të gjithë, kontribuon në ushqimin e një klime psikologjike të rënduar dhe është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe ta bësh këtë. Ashtu sikundër qysh në kohën e Romës, civilizimit romak është përcaktuar vija ndarëse mes akuzuesve dhe të akuzuarve.

Është barra e atij që akuzon të provojë akuzat nuk është barra e të akuzuarit të provojë se akuzat nuk janë të vërteta. Por barbaria e trashëguar nga regjimi komunist dhe jo vetëm por sidomos nga regjimi komunist që ishte hapësira ku u rrit një popull i tërë dhe posaçërisht e gjithë gjenerata e politikës së këtyre 30 viteve  me asnjë ide për ekzistencën e të ndryshmit, rivalit, kundërshtarit në ide por vetëm me idenë që kush mendon ndryshe, flet ndryshe, dhe mban qëndrim të ndryshëm është armik i cili duhet pushkatuar, burgosur, linçuar publikisht vazhdon ende të ketë bishtat e vet edhe në ditët e sotme.

Është një çështje kulturore që nuk adresohet dhe nuk zgjidhet sa hap e mbyll sytë, kërkon vite. E shohim dhe sot, e kemi para syve dhe ju të gjithë jeni të detyruar ta pasqyroni gjithë këtë furi të gjuhës të kohëve të vjetra që riprodhohet për arsyet dhe mosarsyet e politikës së ditës. Dhe kur shikon në të gjithë ekranet fantazmat e të shkuarës që flasin me gjuhën ekstreme apo dhe pasqyrën e parlamentit të Shqipërisë ku për fat të keq nuk mungojnë ekstremet në akuza të natyrës penale, gjuha kriminalizuese për tjetrin është e kuptueshme që mesazhi që marrin shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe mesazhi që marrin edhe këta elementë me prirje kriminale dhe barbare në shoqëri është inkurajuese patjetër, fatkeqësisht.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts