Thursday, May 9, 2024
HomeAktualitetTë burgosurit e Recit peticion për leje shpërblyese, i dërgojnë letër ministrit...

Të burgosurit e Recit peticion për leje shpërblyese, i dërgojnë letër ministrit Manja…

-

 

Pas refuzimit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për t’i dhënë amnisti të përgjithshme të dënuarve, të pandehurit e burgut të Shkodrës kanë ngritur një peticion sot, ku kërkojnë nga ministri leje shpërblyese. Në një letër drejtuar ministrit të Drejtësisë, të dënuarit e burgut të Reçit thonë se e kanë të paqartë arsyen e refuzimit, pasi ata janë të vaksinuar.
Të burgosurit shprehen të gatshëm të bëjnë tampon kur të kthehen në institucion, madje edhe të karantinohen, nëse kërkesa e tyre plotësohet.
I nderuar z.Ministër
Ne të dënuarit të burgut të Reçit, Shkodër po ju paraqesim këtë peticion për arsye si më poshtë.
Ne si të dënuar kërkojmë leje shpërblyese. Sipas ligjit jemi të penalizuar për shkak të pandemisë së Covid-19, prej 2 vitesh. Ne si të dënuar nuk po e kuptojmë se për çfarë përbëjmë rrezik, për deri sa sipas kritereve ligjore ne jemi të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës SINOVAC. Në jetën e lirë nuk është asgjë e bllokuar. Për çfarë po penalizohemi për deri sa jemi të gatshëm që pas mbarimit të afatit të lejes, të paraqitemi në institucion dhe me një tampon, ose test dhe po qe se është e arsyeshme të karantinohemi në institucion. Shpresojmë në një përgjigje pozitive nga ana juaja z.Ministër.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts