Saturday, April 27, 2024
HomeKronikaI dënuar me 8 vite burg në Itali, prangoset 42-vjeçari shqiptar, do...

I dënuar me 8 vite burg në Itali, prangoset 42-vjeçari shqiptar, do të ekstradohet

-

 

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 42-vjeçari i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shtetasi 42-vjeçar Amarildo Ajdini është prangosur me përkohësisht nga autoritetet shqiptare, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 21.05.2020, e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.” – bën me dije policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts