Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetRreziku nga varianti i ri Omicron, Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu merr pjesë...

Rreziku nga varianti i ri Omicron, Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu merr pjesë në Asamblenë e OBSH

-

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Sesionin Special të Asamblesë së OBSH-së për pandeminë, e cila po zhvillon punimet në Gjenevë, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë moment të pandemisë, kur rreziku nga varianti i ri Omicron përbën shqetësim për të gjitha vendet. Manastirliu ka garantuar mbështetjen e Shqipërisë për Traktatin Ndërkombëtar, i cili do t’i vijë më mirë në ndihmë parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj pandemisë dhe emergjencave shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama ishte ndër ata udhëheqës, të cilët, që më herët gjatë këtij viti kishin kërkuar hartimin e një traktati të ri ndërkombëtar në lidhje me luftën ndaj pandemisë. Ishte ky një apel për lidershipin politik të rangjeve më të larta për të shërbyer si katalizator për ndryshimin transformues për përgatitje dhe reagim ndaj pandemisë, të udhëhequr nga solidariteti, drejtësia, transparenca, përfshirja dhe barazia. Sot, përmes miratimit të një vendimi që krijon një Organ Ndërqeveritar Negociator, anëtarët e OBSH-së po veprojnë me kurajo në përgjigjie të atij apeli”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se Pandemia e COVID-19 ka qenë një sprovë limitesh për të gjithë vendet.

Në Sesionin e Posaçëm të Asamblesë së OBSH-së që po mban punimet në Gjenevë, marrin pjesë përfaqësues të lartë të mbi 100 shteteve anëtare të OBSh-së, ku pritet dakordësia e të gjitha vendeve për të ngritur një Organ Ndërqeveritar Negociator, për të punuar drejt një Traktati Ndërkombëtar, që do të sigurojë një bashkëpunim ndërmjet vendeve për përgjigjen ndaj pandemisë, akses të barabartë në shpërndarjen e vaksinave anticovid, masat e koordinuara për përballimin e emergjencave shëndetësore, me mësimet e mësuara nga pandemia.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,430FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts