Friday, April 26, 2024
HomePolitikëDosja e incineratorëve, sot seanca në GJKKO, Mërtiri kundër Bashës dhe 4...

Dosja e incineratorëve, sot seanca në GJKKO, Mërtiri kundër Bashës dhe 4 deputetë të PD

-

Biznesmeni nën hetim për aferën e incineratorëve Mirel Mërtiri, ka nisur një betejë ligjore me përfaqësues të opozitës që kanë denoncuar këtë çështje publikisht.

Sipas burimeve sot pritet të mbahet seanca e parë e këtij procesi gjyqësor ku biznesmeni Mirel Mertiri ka paditur për shpifje në Gjykatën e Posaçme 5 deputetët e PD.

Persona të paditur në këtë çështje janë Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Ina Zhupa, Belind Kellici dhe Jorida Tabaku.

Në akt-padinë e dorëzuar në Gjykatë, Mertiri pretendon se akuzat ndaj tij janë të pavërteta.

Sipas biznesmenit, ai është vetëm i punësuar në kompaninë që menaxhon incineratorin dhe nuk ka statusin e administratorit. Seanca e parë për këtë çështje pritet të mbahet ditën e sotme në orën 14.00

Nuk dihet nëse Mirel Mërtiri do të paraqitet në seancë.

Mirel Mërtiri është bashkëjetuesi i Stela Gugallja, ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë “Albtek Energy”. Ajo së bashku me Klodian Zoton janë shpallur në kërkim pasi akuzohen si në bashkëpunim me ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka janë të përfshirë në  skemën e pastrimit të parave në incineratorin e Elbasanit.

Koka u arrestua më 14 dhjetor dhe ndodhet në masën e sigurisë “Arrest me burg” ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e Gugallja dhe Zotos.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts