Thursday, August 11, 2022
HomePolitikëDuma-Bashës: Ti zoti kryetar je më i pafajshmi, Berisha është fajtori më...

Duma-Bashës: Ti zoti kryetar je më i pafajshmi, Berisha është fajtori më i madh mes nesh, PD s’mund ta mbrojë më

-

 

Grida Duma nga Kuvendi i mbajtur në Pallatin e Kongreseve  u shpreh se në sherrin brenda familjes së PD-së, paradoksalisht Basha ka një avantazh të madh.

Duma: Ti zoti kryetari je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Sali Berisha është fajtori më i madh mes nesh, megjithëse dhe ne të tjerët s’jemi me më pak faj se ti. E përsëris, unë ndjej keqardhje të madhe për damkosjen e Berishës, nuk e hedh dot poshtë kurrë miqësinë e tij pa interes me mua, megjithëse besoj sot se miqësia ime pa interes me të do të vazhdojë, por e tija do të kthehet në një armiqësi klasore ndaj meje. Nuk më ka trembur kjo, as kur i vendos hienat e veta në sulme vulgare. PD fatkeqësisht nuk e ndihmon dot Berishën sepse ai nuk ka m asgjë për të humbur, por PD nuk mund të humbasë çdo gjë për të ngushëlluar egon e pakufijshme të tij.

Duma u shpreh se Berisha për 8 vite resht nuk e hapi gojën dhe e mbrojti Bashën nga çdo vranësirë e motit politik duke krijuar botërisht idenë se Lulzim Basha ishte zgjidhja e tij e paprekshme.

Duma: Berisha vrapoi i pari të shpallte masakrën zgjedhore pas humbjes së 25 prillit duke e shpallur Bashën një fitimtar të vjedhur, pro akoma më keq duke kërkuar falje në çdo Foltore pse e mbajti në supe Lulzim Bashën nuk e shlyen dot fajin të abuzimit me ndjenjat, respektin e demokratëve ndaj tij për ta kthyer PD në një Foltore turpi kundër SHBA.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts