Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetSkandal me pagat e qytetarëve, databaza me rrogat e shtetit dhe privatit...

Skandal me pagat e qytetarëve, databaza me rrogat e shtetit dhe privatit shpërndahet në telefona. Prokuroria nis hetimet

-

Pagat mujore të qytetarëve privatë në administratën publike por edhe private janë bërë publike dhe po shpërndahen me shpejtësi përmes rrjeteve sociale ditët e fundit.

Prokuroria e Tiranes njoftoi ditën e sotme se ka nisur verifikimet pas shqetësimeve qe kane mbërritur lidhur me skandalin e daljes së të dhënave për pagat mujore të punonjësve të administratës dhe atyre të subjekteve private.

Burimet nga prokuroria thanë se në kuadër të hetimit do kërkohet me shkrese zyrtare në Tatime dhe ISKSH, verifikimi lidhur me burimin e daljes së të dhënave personale dhe pagave mujore të qytetarëve qofshin ata të punësuar në shtet apo privat.

Dokumenti me pagat e qytetarëve mësohet se po shpërndahet masivisht përmes rrjetit Whatsapp dhe mund të hapet nga çdo pajisje.

Një shqetësim i ngjashëm është ngritur nga publikimi i të dhënave të qytetarëve gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ku u tha se databaza i përkiste patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Për këtë rast fillimisht SPAK dhe më pas Prokuroria e Tiranës i mbyllën hetimet me argumentin se nuk provohet vepra penale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts