Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetRama: Ja pse pagat kanë dalë nga dora e njeriut! Nga sot...

Rama: Ja pse pagat kanë dalë nga dora e njeriut! Nga sot regjistrohet çdo lëvizje! Drejtoresha e AKSHI: Ekspozimi digjital shoqërohet patjetër me probleme

-

Kryeministri Edi Rama hodhi dyshime të forta se pagat e mbi 600 mijë shqiptarëve kanë dalë nga dora e njeriut. Në një konferencë nga Kryeministria, Rama tha se është shumë e lartë mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemit, duke qenë se nuk lë gjurmë.

Referuar skandalit që ndodhi, Rama tha se nga sot AKSHI ka hyrë në një fazë të re, duke nisur me përdorimin e një teknologjie, në të cilën nuk ka asnjë mundësi të ndërhysh

“Mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemit përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë, duke qenë se nuk lë gjurmë. Këtu kemi të bëjmë me faktorin njerëzor. Duke qenë se sistemi është relativisht i vjetër, atëherë ky ekspozim është më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë të re, duke filluar të përdorët një teknologji shumë më të avancuar, që e bën krejtësisht të pamundur çdo lloj veprimi, edhe manual, mbi sistemin, pasi jo vetëm çdo veprim digjital lë gjurmë, por edhe çdo futje e çdo personi në sistem është e regjistruar. Çdo lloj lëvizje e mausit, miut digjital, është e regjistruar, dhe çdo lloj tërheqje të dhënash është e pamundur”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts