Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetEmigrantët zgjedhin Shqipërinë për festa, nis fluksi në kufirin me Greqinë

Emigrantët zgjedhin Shqipërinë për festa, nis fluksi në kufirin me Greqinë

-

 

Me mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë vendosur të pushojnë në vendlindje. Ata shprehen se duan të festojnë me familjarët e tyre për fundvit

Festa e Krishtlindjes  po rikthen emigrantët për te festuar me familjet në vendlindje. Kjo e premte  ka shtuar udhëtarët  në pikat kufitare duke shkuar deri në 4000 persona vetëm në 24 orët e fundit.

Një pjesë po rikthehen pas një kohë të gjatë që nuk kanë ardhur në Shqipëri për shkak të  epidemisë Covid-19.

Dy ditët e fundit me tepër së 6500 kanë hyrë në tokën shqiptare, ndërkohë për të hyrë drejt vendit tonë duhet pasaportë vaksinimi, test PCR apo karantinë të detyruar.

Qeveria greke ka vendosur të anuloj planet për festimet publike pas pranisë së variantit të ri Omicron. Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në fuqi nga mëngjesi i kësaj të premte . Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha se priten masa shtesë për  Vitin e Ri, kryesisht në ngjarje argëtuese dhe sportive, për të shmangur një tjetër bllokim.NGA SYRI TV

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts