Friday, May 10, 2024
HomeAktualitetMeta çmon me Dekoratën “Nënë Tereza” Arqipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Anthony...

Meta çmon me Dekoratën “Nënë Tereza” Arqipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Anthony Frendo

-

 

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Imzot George Frendo, për kontributin 25-vjeçar të dhënë në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës.

Në fjalën e mbajtur përpara krerëve të bashkësive fetare, Meta u shpreh se kjo dekoratë vjen si një vlerësim për kontributet e dhënë nga Imzot Frendo ndaj bashkëjetesës fetare në Shqipëri, ndaj të pamundurve, të sëmurëve, si dhe personave me pamundësi ekonomike.

Kam privilegjin t’i jap dekoratën “Nënë Tereza”, Imzot George Frendo, si vlerësim për të gjithë misionin e tij 25 vjeçar në Shqipëri.

Imzot Frendo i ka shërbyer nevojtarëve duke i apeluar politikës dhe gjithë shoqërisë për ti kthyer sytë nga të pamundurit.

Imzot Frendo ia ka përkushtuar jetën e tij më të varfërve, duke i siguruar ilaçe të pamundurve. Ai ka ndihmuar studentët të cilët nuk mund të përballonin arsimimin, si dhe ka siguruar librat për fëmijët e familjeve në nevojë. Ky shembull i tij na kujton Nënë Terëzën ndaj dhe sot i akordojmë këtë dekoratë”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts