Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëPublikimi i pagave, Berisha: Rama kërkon të shpëtojë kokën e vet për...

Publikimi i pagave, Berisha: Rama kërkon të shpëtojë kokën e vet për incineratorët, ja kë do sakrifikojë

-

Ish-Kryeministri Sali Berisha, shprehet se me publikimin e pagave të shqiptarëve kryeministri Edi Rama po kërkon të shpëtojë “kokën” e tij për incineratorët.

Ndër të tjera lideri historik i PD, tha se pas këtij super skandali e gjithë qeveria duhej të jepte dorëheqjen, ndërsa kërkon dhe dorëheqjen e Ramës.

Sali Berisha: Për mua ky super skandal do çonte në dorëheqjen e qeverisë dhe unë kërkoj dorëheqjen e Ramës. Kjo ka zier nën kapak. Shkaku kryesor i nxjerrjes së tij është për të zëvendësuar hajdutin me thes tek inceneratorët, me hajdutin anonim ose hajdutin Arben Malavita. Për të thënë që nuk po vjedhim vetëm ne por janë edhe rrogë- mëdhejtë. Asnjë media serioze nuk e pranoi sapunin për djathë. Koka ishte një hajdut i dobishëm, përmes tij mund të vidhnin dhe të tjerë. Ky ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm për aferat e incineratorëve.

Ndër të tjera Berisha u shpreh drejtoresha e AKSHI-t është njeriu që ka shtuar me 15 herë vjedhjet sekrete dhe për këtë Rama tha Berisha do të sakrifikojë Ilir Beqja-n.

Sali Berisha: Ata kanë thënë ti nxjerrim sepse kriza e PD zvogëlohet, por në fakt drejtoresha e AKSHI-t është njeriu që ka shtuar me 15 herë vjedhjet sekrete. Rama doli me të në krah. Rama kërkon të shpëtojë kokën e vet me incineratorët dhe të sakrifikojë Beqj. Kompania e tij siguron të dhënat e AKSHI-t, ose Beqja ose baxhanaku i Ramës që fitojnë bashkë tenderat. Ai ka marrë mbi 50 tendera

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts