Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetTemperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

-

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me kthjellime, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore – veriperëndimore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, orët vijuese mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të dominohen zonat malore. Gjate natës vranësirat do të pësojnë zhvillim në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten serish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare te gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre paraqiten me reshje të dendura dëbore. Reshje të pakta shiu e dëbore  do të ketë edhe gadishulli i Ballkanit Po ashtu, vijon prezent cikoni në Ishujt britanikë duke gjeneruar shira të dendur dhe stuhi të forta ere gjatë gjithë ditës.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të dominohet nga moti i kthjellet dhe temperaturat e ulëta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts