Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëBerisha opitimist: Sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021. Do...

Berisha opitimist: Sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021. Do përballemi dhëmbë për dhëmb me narkoshtetin

-

Ish kryeministri Sali Berisha udhëtoi sot drejt Vlorës për të festuar 31 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Vlorë.

Në takimin e mbajtur mesditën e sotme rrethuar edhe nga mbështetës të PD-së, Berisha tha se Basha tradhëtoi demokratët për karrigen e tij

Sali Berisha: “Zgjedhjet u zhvilluan me sistemin më antidemokratik  të patronazhistëve. U zhvilluan me blerjet masive të votës duke disbursuar në 2 muajt e fushatës mbi 130 milionë euro për zonat e dëmtuara nga tërmeti. U zhvilluan duke disbursuar nga thesari i shtetit 60 mln euro asfalte e zhavorr elektoral në bashkitë sociale. Këto, njeriu që e shpalli masakër elektorale do të shndërrohej në tradhtarin absolut të demorkatëve shqiptarë.  Në vend që të merrej me mbrojtjen e votës së demokratëve u mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen.”

Berisha tha se nuk do të arrihet ëndrra për të shuar PD-në pasi ajo pas 18 dhjetorit është ngritur edhe më e fortë në këmbë dhe e vendosur për të përballur dhëmb për dhëmb narkoshtetin.

Berisha e mbylli fjalën e tij duke uruar gëzuar vitin e ri një vit që tha do të jetë një vit mrekullie për shqiptarët.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts