Saturday, December 10, 2022
HomeAktualitetZhvillohet mbledhja e përbashkët e organeve të drejtësisë, Ibrahimi: Duhet të zbusim...

Zhvillohet mbledhja e përbashkët e organeve të drejtësisë, Ibrahimi: Duhet të zbusim pasojat e Vettingut. Llagami: Do ia dalim siç duhet, nëse…

-

Po zhvillohet sot mbledhja e parë e përbashkët e organeve të reja të drejtësisë, ku të pranishëm janë edhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Në fjalën e saj, Llagami u shpreh se sistemi do ja dalë siç duhet, nëse të gjithë përfaqësuesit e organeve të drejtësisë kuptojnë nevojat dhe mundohen t’i adresojnë, duke u mbështetur te njëri-tjetri.

Ndërkohë, Ibrahimi vuri theksin te problematikat dhe mungesat e mëdha në sistem, që ka shkaktuar procesi i Vettingut, duke u shprehur se duhen përdorur të gjitha mjetet e metodat për të zbutur këtë problematikë.

Llagami: Misioni vazhdon, qëndresa po. Mesazhi im është që gjithçka duket e pamundur, derisa të arrihet. Jam besimplotë që nëse të gjithë këtu kuptojmë nevojat që kemi dhe mundohemi t’i adresojmë, duke u mbështetur te njëri-tjetri, padiskutim që sistemi do ja dalë ashtu siç duhet.

 

 

Ibrahimi: Shqetësimet tona jam i bindur që përkojnë plotësisht me ato të shoqërisë. Vettingu është një politikë publike, që gëzon një legjitimitet të plotë, por pasojat e tij janë ato që janë. Sot po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të marrë drejtësisë në dyert e institucioneve të drejtësisë. Detyra jonë është të gjejmë mjetet dhe mënyrat për të adresuar këtë problem, për të zbutur pasojat e Vettingut. KLGJ filloi të diskutonte njërën nga këto instrumente dje me hartën e re gjyqësore, ne kemi më shumë se kaq si instrumente në dorë, ndaj jemi mbledhur sot. Çështja e parë që do diskutojmë është pikërisht problematikat e shkaktuara në sistemin e drejtësisë si rezultat i zbatimit të Vettngut. Sfidat janë evidente. Ajo çka ne do të diskutojmë me përparësi sot janë mjetet, metodat, që kanë në dispozicion dy këshillat për ta zbutur këtë problematikë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,601FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts