Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëUshtria amerikane me shtab në vendin tonë, Rama: Superlajm, Shqipëria aleate e...

Ushtria amerikane me shtab në vendin tonë, Rama: Superlajm, Shqipëria aleate e fortë e SHBA-së

-

 

Ushtria amerikane do të ketë një shtab në Shqipëri dhe kreu i qeverisë, Edi Rama teksa e quajti superlajm, shton se Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO dhe i SHBA-ve. Po ashtu kryeministri falënderon ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim që të për bëri të mundur këtë vendimin.

“Doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë.

Qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO i SHBA dhe ato gëzojnë një marrëdhënie të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë e Shqipërisë që e bën vendosjen e një shtabi një vendim të natyrshëm. Pjesa më e rëndësishme është që sot kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shumë të afërt.

Falënderoj publikisht që se kam me fort qejf, por duhet bërë. Realisht ambasadorja Yuri Kim duhet falënderuar për lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi, duke na mundësuar që të jemi në një komunikim më të lartë prej një kohe të qëndrueshme dhe pse jo të gjatë”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts