Tuesday, August 16, 2022
HomePolitikëMakina me xhama të thyer e goma të shpuara, situata në PD,...

Makina me xhama të thyer e goma të shpuara, situata në PD, çfarë la pas protesta e thirrur nga Berisha

-

Kjo është situata në PD një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku u dëmtuan me mjete të forta dyer e dritare, ndërsa pati gaz lotsjellës e persona të plagosur.

Makinat që ndodhen në oborrin e selisë së PD duken qartë të dëmtuara. Një pjesë prej tyre kanë të dëmtuar xhamat. Ndërkohë disave të tjera iu janë shpuar gomat nga protestuesit. Parkimi i automjeteve para selisë , u përdor si strategji nga PD për të mos lejuar grumbullimin e protestuesve, por duket se protestuesit nuk i kanë marrë parasysh. Hyrja e selisë e tregon qartë çfarë ka ndodhur një ditë më parë, dyert dhe dritaret janë të thyera dhe të shkatërruara.

Dyer të përforcuara në katin e parë, në korridorin e majtë që nuk kanë mundur të thyhen dot nga protestuesit. Ndërkohë që është thyer dera e përforcuar që të çon në kat të dytë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts