Friday, April 19, 2024
HomeAktualitet"Boom" infektimesh nga Covid-19, 2177 raste të reja, 6 viktima dhe 116...

“Boom” infektimesh nga Covid-19, 2177 raste të reja, 6 viktima dhe 116 pacientë të shtruar në spitale

-

Gjashtë viktima dhe 2177 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tirane me 965 raste të reja  138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastër, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnje, nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastër, 25 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol.

Janë 15,318 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe.

Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2177

Të shëruar në 24 orë 639
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 8136

Testime totale 1,542,801
Raste pozitive 222,664
Raste të shëruara 204,099
Raste Aktive 15,318
Humbje jete 3,247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7601
Fier 1270
Durrës 1216
Elbasan 1093
Shkodër 922
Vlorë 913
Gjirokastër 609
Berat 504
Lezhë 459
Korçë 407
Dibër 196
Kukës 128

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts