Friday, April 26, 2024
HomePolitikëPasi vizitës dy ditore në Tiranë për herë të parë pas marrjes...

Pasi vizitës dy ditore në Tiranë për herë të parë pas marrjes së detyrës, kryebashkiaku i Prishtinës infektohet me COVID-19

-

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Prishtinës nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’. Kujtojmë se dy ditë më parë ai zhvilloi një vizitë në Tiranë ku edhe u takua me kryebashkikun e Tiranës Erion Veliaj.

Madje gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, së bashku me kryetarin Erion Veliaj, Përparim Rama dhe delegacioni që e shoqëroi në këtë vizitë të parë në kryeqytetin shqiptar ishin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën “Unë, Mephisto”.

Rama bën me dije se është izoluar menjëherë pasi ka dyshuar se ka pasur kontakt me persona të infektuar dhe se i është nënshtruar testit për COVID i cili më pas i ka rezultuar pozitivë. Ai gjithashtu njofton se ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara, ndërsa thekson se aktualisht nuk ka simptoma , ndërsa vijon të punojë nga shtëpia në koordinimin me ekipin e tij.

 

 

Reagimi:

Të dashur qytetarë,

Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts