Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetNjë tjetër i arrestuar sot për protestën e 8 janarit para selisë...

Një tjetër i arrestuar sot për protestën e 8 janarit para selisë PD

-

Një 54 vjeçar është arrestuar sot për akuzën e organizimit dhe shkatërrimin e pronës në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së e thirrur nga Basha.

Arrestimi i tij është bërë bazuar në provat e grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Personi i arrestuar është identifikuar si Lefter S. dhe ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë një ditë pas protestës u arrestuan 34 persona dhe sot kanë dalë në gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts