Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetMeta, Rama, Nikolla e Basha bëhen bashkë në meshën e shenjtë të...

Meta, Rama, Nikolla e Basha bëhen bashkë në meshën e shenjtë të Aqipeshkvit të ri Tiranë e Durrës, Imzot Arjan Dodaj

-

 

Mbahet sot mesha e shenjtë e hyrjes së Arqipeshkvit të ri Imzot, Arjan Dodaj.

Ky i fundit do të marrë sot detyrën si Arqipeshkvi i ri i Tiranës dhe i Durrësit, që iu besua nga Papa Françesku, ndërkohë që besimtarët kremtojnë sot fillimin e shërbimit baritor të imzotit.

Në këtë ceremoni të veçantë, që po mbahet në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, marrin pjesë edhe krerët e lartë të shtetit dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare. Mesha e shenjtë ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Rama, i cili u shfaq në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputeti socialist, Erion Braçe, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts