Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetProkuroria nis hetimet ndaj Armand Dukës. Reagimi i FSHF: Kjo lidhet me...

Prokuroria nis hetimet ndaj Armand Dukës. Reagimi i FSHF: Kjo lidhet me kandidimin e tij, PS-ja synon të zaptojë edhe Federatën

-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Sipas mediave organi i akuzës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”.

Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, kërkoi një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Reagimi i FSHF thotë se kjo lidhet me kandidimin e tij, sepse PS-ja synon të zaptojë edhe Federatën. Pas këtij reagimi nuk dihet se si do të qëndrimi i UEFA për këto sulme nga qeveria Rama.

Analistët shprehen se këto sulme lidhen me kandidimin e Dukës me 2 mars ku do të zgjidhet Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Akoma nuk dihet nëse Armando Duka do të tërhiqet nga kandidimi me datë 2 mars.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts