Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetUlet kufiri minimal i kalueshmërisë në provime, prezantohet matura shtetërore 2021-2022

Ulet kufiri minimal i kalueshmërisë në provime, prezantohet matura shtetërore 2021-2022

-

Ministrja e Arsimit, Evis Kuishi, bëri sot prezantimin e maturës shtetërore 2021-2022.

Në një konferencë për mediet, ajo njoftoi se komitetit i maturës ka ulur kufirin minimal të kalueshmërisë në provimet shtetërore si edhe kufirin minimal për çdo notë.

Kushi: Duke marrë në konsideratë vështirësitë e viti akademik për shkak të pandemisë, me vendim unanim të komitetit  të maturës shtetërore ne vendosëm që të ulim kufirin minimal të kalueshmërisë dhe gjithashtu kufirin minimal për çdo notë. Ishte një vendim që në kushtet në t ë cilat ndodheshim ishte i domosdoshëm. Që mos lejojmë që maturantët të penalizohen për shkak të situatës.

Një ndryshim tjetër ka të bëjë me 2 lëndët kryesore matematika dhe gjuha shqipe dhe letërsia. Kushi thotë se do t’i rikthehemi metodës të hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish.

Megjithatë Kushi thotë se detajet rreth mbarëvajtjes së maturës shtetërore do të jepen në vijim.

Kushi: Sot është e pamundur që ne këtë prezantim ta bëjmë në detaje në çdo qelizë të sistemit tonë arsimor, jam e sigurt që ky proces do të realizohet me përgjegjshmëri të lartë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts