Friday, April 26, 2024
HomePolitikëPresidenti i përgjigjet Ramës për 6 marsin:Kurthe diletantësh

Presidenti i përgjigjet Ramës për 6 marsin:Kurthe diletantësh

-

Kreu i Shtetit Ilir Meta iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama i cili u bëri të qartë deputetëve të tij se në zgjedhjet e 6 marsit do të kenë përballë dhe presidentin me popullin e 2 marsit.

Duke e konsideruar deklaratën një kurth diletantësh, Meta u shpreh se deri në 24 korrik ai nuk do të marrë pjesë në asnjë garë politike, më pas siç ka premtuar, do të bashkëbisedojë me popullin e 2 marsit.

“Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt. Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill. Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 korrik. Kemi bërë një premtim që pas 24 korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të dy marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt”.

Deklaratat Meta i bëri pas homazheve te shtatorja e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali, ne bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, në përkujtim të 103 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

“Është moment për të reflektuar për të forcuar shtetin tonë, për të rivendosur sovranitetin e popullit tonë, për të forcuar të gjithë institucionet e pavarura dhe për të përshpejtuar rrugën e integrimit. Është një moment i rëndësishëm për ti dhënë fund shpopullimit dhe për ti dhënë shpresë të rinjve”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts