Monday, August 15, 2022
HomePolitikëRama ironizon opozitën: Të mos i kthejmë bashkitë në rraqe (këshilla për...

Rama ironizon opozitën: Të mos i kthejmë bashkitë në rraqe (këshilla për socialistët )

-

Në mbledhjen me grupin parlamentar, ndërsa ironizoi situatën ku ndodhet opozita sot, kreu i PS Edi Rama u ndal të japë këshillat e tij për socialistët, ndërsa përgatiten për fushatën e zgjedhjeve të pjesshëm lokale që pritet të nisin më 19 shkurt.

Populli i 11 dhjetorit, poulli i 18 dhjetorit dhe populli i 2 marsit, që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe demokratet, dhe ata që e quajnë veten pjesë të tyre, ndërkohë që populli shqiptar është i qartë për gjithçka sheh. Dhe në emër të këtyre 2 popujve do thirren në 6 fushata të gjithë bravaxhinjtë, qysqinxhinjtë dhe trastagjintë, për t’i kërcyer mbi kurriz njëri tjetrit. Si në atë lojën e vjetër, në oborret e shkollave ‘ rraqe rraqe kiko sa gishta janë këto’. Ndërsa rraqet do hidhen mbi njëra tjetrën duke i kthyer 6 bashkitë në rraqe, duhet të shohim punën tonë. Jo mitingje, jo grumbullime masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit, për të treguar më kokën lart cfarë kemi bërë mirë dhe me kokën ulur cfarë duhet të korrigjojmë

Ku ishin qysh se mbaruan zgjedhjet, jo të gjithë janë njësoj, një pjesë kanë vijuar të mbajnë kontakte por një pjesë tjetër duhet t’i shfrytëzojnë këto kontakte. “ u shpreh Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts