Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetManastirliu: Të forcojmë mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së fëmijëve

Manastirliu: Të forcojmë mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së fëmijëve

-

 

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve i thirrur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me praninë e Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe partnerë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në hapje të fjalës së saj tha se ajo që na bashkon në këtë takim është interesi më i lartë i fëmijëve.

Këtu jemi të gjithë së bashku me kolegët ministra dhe me përfaqësuesit e tjerë të qeverisë, por gjithashtu edhe me institucionet e pavarura, me organizatat e shoqërisë civile dhe me vetë prezencën e përfaqësive të fëmijëve, për t’u angazhuar të gjithë së bashku, për të bërë një hap më shumë drejt fuqizimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve; për të bërë një hap më shumë drejt gjithëpërfshirjes dhe mbështetjes së fëmijëve; për të bërë një hap më shumë, në rritjen e investimeve në çdo sektor për të siguruar mirëqënien e fëmijëve tanë”, tha Manastirliu.

Duke folur për Agjendën Kombëtare për të Drejtat e fëmijëve 2021-2026, Manastirliu vuri theksin tek parandalimi dhe ndihma e menjëhershme për fëmijët në situatë risku.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts