Friday, April 19, 2024
HomePolitikë“Ndamë shqetësimin për agresionin rus ndaj një vendi mik”, Meta takon Shefin...

“Ndamë shqetësimin për agresionin rus ndaj një vendi mik”, Meta takon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura: Më rëndësi koordinimi sa më i efektshëm me NATO

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, njëherazi dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura është takuar sot me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave tona të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj.

Ukraina ka qenë në fokus të bisedës, për të cilën Kreu i Shtetit jep informacion me një postim në “Facebook”. Meta shkruan se kanë ndarë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët e NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tonë.

“Sot pata një takim pune mjaft të frytshëm me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj.
Diskutuam për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tonë.
Në këtë kontekst, nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”, shkruan Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts