Friday, March 29, 2024
HomePolitikë“Më vjen keq për disa kolegë të PD, që janë bërë pjesë...

“Më vjen keq për disa kolegë të PD, që janë bërë pjesë e lojës”, Salianji sulmon Berishën e Ramën: Shqiptarët do ndahen nga e shkuara, që nis në Kuvend e përfundon në disa ‘foltore’

-

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, tha nga foltorja e Kuvendit se qytetarët shqiptarë janë të vendosur për t’u ndarë nga e shkuara, që sipas tij, nis në Kuvend e përfundon në disa ‘foltore’ të tjera, duke nënkuptuar me këtë ‘foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Qytetarët shqiptarë janë të qartë në atë që kanë zgjedhur, do jenë edhe më të qartë nga dita në ditë për t’u ndarë nga e shkuara, që nis këtu, e përfundon në disa të ashtuquajtura ‘foltore’ të tjera”, u shpreh Salianji.

Më tej, në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Salianji ironizoi nismën e kryeministrit Edi Rama të quajtur Këshillimi Kombëtar, teksa e cilësoi atë një tallje ekstreme me qytetarët, ndërsa shtoi se vendet demokratike nuk kanë nevojë për këshillime të tilla.

“Rekord në përhapjen e korrupsionit, pamundësi për të siguruar jetesën, pamundësi për t’u ngrohur e pensionistëve dhe e familjeve në nevojë, pamundësi e shtetit për të siguruar ngrohje për fëmijët nëpër shkolla, aq sa mbyllin shkollat e lënë fëmijët në shtëpi.

 

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts