Friday, March 29, 2024
HomePolitikëAdemi nuk garon për Shkodrën? Dalin dy emra të tjerë të Komisionit...

Ademi nuk garon për Shkodrën? Dalin dy emra të tjerë të Komisionit të Rithemelimit

-

 

Sipas informacioneve, Ademi nuk është në listën e kandidateve të Komisionit të Rithemelimit që do t’i paraqiten anëtarësisë. Ndërkohë, Bardh Spahia dhe Astrit Bushati janë dy emrat e konfirmuar që do të garojnë nesër në primaret e PD.

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi mund të mos garojë sërish për këtë bashki në 6 mars. Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të përzgjedhë nëpërmjet votave të anëtarësisë 6 kandidatët e saj që do të garojnë në zgjedhjet pjesshme lokale të 6 marsit në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje, Vorë dhe Rrogozhinë.

Voltana Ademi është përfolur prej kohësh si kandidate potenciale e Komisionit të Rithemelimit të PD në Shkodër. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk është kundër kandidimit të saj.

Ndërkohë, Partia Socialiste konfirmoi dje prefekten e Shkodrës Majlinda Angonin si kandidaten socialiste në Shkodër. Nga ana e Partisë Demokratike, ende nuk janë publikuar emrat konkretë që mund të garojnë për bashkinë e Shkodrës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts