Wednesday, August 17, 2022
HomeEkonomiStandard and Poor’s, vlerësim pozitiv për Shqipërinë: Perspektivë e qëndrueshme

Standard and Poor’s, vlerësim pozitiv për Shqipërinë: Perspektivë e qëndrueshme

-

 

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s, në rishikimin më të fundit të saj, ka konfirmuar për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjensia e njohur e vlerësimit të riskut, del në përfundimin se rritja reale ekonomike në vend do të mbetet solide gjatë viteve të ardhshme, mesatarisht 3.5-4.3 përqind, e mbështetur fort nga konsumi i familjeve, investimet në infrastrukturë dhe ringritja në turizëm.

Pritshmëritë e saj janë që deficit fiskal të ulet në periudhën afatmesme, duke sjellë si rezultat edhe rënien e borxhit të qeverisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Vlerësohet po kështu se presioni i jashtëm do të jetë i menaxhueshëm duke pasur parasysh se rezervat valutore të vendit mbeten të larta dhe borxhi i jashtëm rritet vetëm në mënyrë të moderuar, duke mbështetur kështu edhe stabilitetin e kursit të këmbimit gjatë viteve të ardhshme.

Vlerësimi i agjensisë mbështetet nga perspektiva e rritjes ekonomike të Shqipërisë, regjimi relativisht fleksibël i kursit të këmbimit dhe rezervat e forta valutore. “Edhe pse konsolidimi fiskal ka të ngjarë të ngadalësohet, ne besojmë se deficiti i qeverisë do të ngushtohet në vitet e ardhshme”, thuhet aty.

Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 ishte e fortë, por duke pasur parasysh normën e ulët të kursimeve në ekonomi, ajo mendon se reformat e duhura në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e flukseve hyrëse të investimeve të huaja do të jenë kritike që Shqipëria të mbajë një ritëm më të lartë të konvergjencës së të ardhurave me homologët e rajonit dhe me eurozonën.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts