Friday, April 26, 2024
HomePolitikëEkipi i Gjeneratës për Ndryshim, Kryemadhi: Hapi i radhës është i juaji!

Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim, Kryemadhi: Hapi i radhës është i juaji!

-

Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të kryetares së saj Monika Kryemadhi ka prezantuar Ekipin e Gjeneratës për Ndryshim. Ky ekip vjen si një strukturë njerëzish profesionistë, me synimin për të ristrukturuar dhe pasur më shumë fuqi në drejtimin dhe vendimmarrjen e LSI.

Kryemadhi tha se objektivat e GEN do të jenë hapja e partisë, krijimi i hapësirave për përfshirjen e elementëve të tjerë profesionistë jashtë politikës dhe diasporë, rritja e rolit të të rinjve në LSI dhe në vendimmarrjen e saj në politikë.

Ekipi i Gjeneratës së Re GEN, është një strukturë e pavarur, ngritur me iniciativën e kandidatëve për deputetë të LSI në zgjedhjet e 25 prillit nga mosha 18-35 vjeç. Sakaq, Kryemadhi ka ndarë në rrjete sociale një sërë fotosh nga takimi i sotëm me sloganin: “GEN, hapi radhës është i juaji!”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts