Friday, August 19, 2022
HomePolitikëMeta pret në Presidencë kreun e “Rotary International”: Përgëzova kontributin e tij...

Meta pret në Presidencë kreun e “Rotary International”: Përgëzova kontributin e tij për ndihmën e dhënë ndaj 100 fëmijëve shqiptarë me probleme kardiake!

-

Ilir Meta ka pritur në Presidencë, Presidentin e “Rotary International”, Shekhar Mehta.

Kreu i Shtetit shkruan në rrjete sociale se i ka shprehur mirënjohjen Mehtas për ndihmën e dhënë ndaj fëmijëve shqiptarë me probleme kardiake.

“Jam i lumtur për rritjen e pranisë dhe të kontributit të vyer të “Rotary International” për shumë çështje sociale në vendin tonë, nën moton frymëzuese “Shërbe për të ndryshuar jetë” (#Serve to change lives)”, thotë ndër të tjera Meta.

Postimi i Ilir Metës:

 

 

Kënaqësi të prisja sot, në një takim të përzemërt, Presidentin e “Rotary International”, z. Shekhar Mehta.
E falenderova me shumë mirënjohje për kontributin bujar dhe human, për të ndihmuar 100 fëmijë shqiptarë me probleme kardiake, për t’u kuruar dhe marrë trajtimin e duhur shëndetësor jashtë vendit, mbështetur nga “Rotary International”.
Inkurajues dhe që do të ketë mbështetjen time të plotë do të jetë edhe programi interaktiv në mësimdhënie, në shërbim të nxënësve të ciklin parauniversitar, si dhe të gjitha nismat e tjera të kësaj organizate në fushën e shëndetësisë dhe jo vetëm.
Jam i lumtur për rritjen e pranisë dhe të kontributit të vyer të “Rotary International” për shumë çështje sociale në vendin tonë, nën moton frymëzuese “Shërbe për të ndryshuar jetë” (#Serve to change lives).

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts