Friday, April 19, 2024
HomePolitikëPD thërret Manjën në interpelancë për burgjet, ministri: Kemi rritur pagat e...

PD thërret Manjën në interpelancë për burgjet, ministri: Kemi rritur pagat e të gjithë stafit, në program trajnime dhe restaurime godinash. Ja pse nuk lejohet arma në ambientet e brendshme

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është thërritur në një interpelancë nga PD për situatën në burgje në vend.

Manja, ka treguar punën e bërë në këto institucione, duke përmendur, operacionin e finalizuar me sukses nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Elbasanit, që pa prapa hekurave edhe drejtues të lartë të institucioneve të vuajtjes së dënimit në disa qytete të vendit. Sipas Manjës, ka nisur rritja e pagave të punonjësve të burgjeve.

Ai tha se burgjet janë të populluar në kapacitet 81%, pra jo në kapacitet të plotë. Sipas ministrit, punonjësit e policisë që ndodhen brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit nuk mund të mbajnë armë në brez, ndërsa shtoi se kjo bëhet për shkaqe sigurie.

“Në Bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit kemi finalizuar një operacion të suksesshëm për goditjen e një grupi kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Janë arrestuar disa punonjës së policisë në burgje. Ajo që ndodhi dje ishte një punë e nisur prej nesh. Nuk do të jetë aksion, nuk do të jetë as kalendar veprimtarish, por do të jetë operacion i përditshëm. Tani që flasim, pas shumë kohësh, drejtoria e burgjeve është në riorganizim total. Duam të ristrukturojmë kualifikimin e karrierës në policinë e burgjeve. Në vitin 2018 qeveria ka filluar një reformë për policinë e burgjeve. Sot që flasim kanë dalë të gjitha aktet nënligjore dhe shumë shpejt do të miratohet rregullorja e burgjeve. Më 1 janar 2021 ka filluar rritja e pagës për çdo vit shërbimi, dhe nga korriku 2022 do të nisë rritja e pagës për sektorët e posaçme të punës. Sot që flasim nuk ka asnjë rast vonese të mos pagesës së orëve pas orarit. Nuk mund të lë pa përmendur trajtimin e bërë për stafin shëndetësor, pjesë e stafit të burgjeve. Kanë pasur rritje page në nivelin 47%. Paraqitja e jashtme është po aq e rëndësishme sa sjellja e komunikimi i policëve. Në 2019 policia e burgjeve është pajisur me uniformë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts