Friday, September 30, 2022
HomeAktualitetKthjellime, vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë, njihuni me parashikimin e...

Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

-

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të karakterizojnë motin në të gjithë vendin, për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore.

Sipas Meteoalb, orët vijuese mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të ndodhet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti të jetë i kthjellët por relativisht i ftohtë ndërsa vijon problematike situata në veri të Europës ku reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta do të jenë prezente.

Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts