Presidenti Ilir Meta deklaron se vota e lirë, pluralizmi politik, opozitarimi i vërtetë dhe përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë proces jetik të rindërtimit të demokracisë.

“6 Marsi nuk është dita ime. Dita ime është 2 Marsi. “ kështu shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në facebook.

“Dita e mbrojtjes së Kushtetutës. Dita kur sovrani e kupton që Kushtetuta është gjëja më e rëndësishme. Gjithçka do të rivendoset në themelet e shtetit demokratik, që është përmbysur.

Për fat të keq, Shqipëria e ka një shtet pa themele.Themelet janë vota e lirë, pluralizmi politik, opozitarimi i vërtetë dhe përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë proces jetik të rindërtimit të demokracisë.” vijon më tej Meta.