Wednesday, May 29, 2024
HomePolitikëNga pronat, bizneset dhe noterët, Presidenti Meta dekreton 3 ligje të qeverisë

Nga pronat, bizneset dhe noterët, Presidenti Meta dekreton 3 ligje të qeverisë

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme tre ligje.

Kreu i shtetit ka dekretuar konkretisht ligjin për pronat, biznesin dhe për noterinë

Ligjet e miratuara:

Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 ”Për noterinë”.

Presidenti Meta thotë se këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.

“Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin.”– thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts