Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëBalluku-opozitës: Villni vrer nga mëngjesi në darkë, nga karrigia flitet lehtë për...

Balluku-opozitës: Villni vrer nga mëngjesi në darkë, nga karrigia flitet lehtë për krizën

-

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ju përgjigj deputetes demokrate Jorida Tabaku e cila tha se në dyert e Shqipërisë ka trokitur kriza e korrupsionit dhe jo kriza e luftës. Balluku u shpreh se qeveria ka marrë masat e duhura dhe qytetarët janë të qartë. Ajo akuzoi opozitën se përdor çdo fatkeqësi për të vjellë vrer ndaj mazhorancës.

Balluku: Kjo është një krizë botërore dhe shtresat më të prekura janë ato më të varfra. Edi Rama që ja numëruar gjithë të zezat është ai që hoqi TVSH për biznesin e vogël. Biznesi i vogël është motori i ekonomisë në Shqipëri. Në rast se ne do hiqnim gjithë taksat ashtu siç ju sugjeroni nga karrigia pa u marrë me këtë krizë asnjë ditë dhe madje e mohoni që ekziston sigurisht që flitet lehtë nga ajo karrige. Pra me cilat para do të kompensohet 3000 lekëshi që është vendosur t’i jepet një grupi shumë të madh njerëzish në nevojë. Nga cilat para duhet të dalin këto? Duhet të dalin nga paratë që shteti mbledh nga taksat apo jo. Qytetarët janë shumë të qartë për masat tona që kemi marrë. Askush nuk është i paqartë, vetëm ata që janë të keqinformuar nga vreri që ju villni nga mëngjesi në darkë. Ne për shkak të detyrës  dhe ju si opozitë do ishte mirë të uleshit me ne dhe të bënim më të mirën për qytetarët.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts