Thursday, August 18, 2022
HomePolitikëPresidenti Meta: Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet

Presidenti Meta: Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet

-

Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa statistika lidhur me aplikimet për azil nga rajoni për vitin 2021. Në këto statistika, në krye të listës renditet Shqipëria si vendi me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan: 

Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet.
Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.
Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.
Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!
Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts