Friday, April 26, 2024
HomePolitikëSot në orën 17:00 Berisha, komisioni i Rithemelimit dhe mijëra demokratë hyjnë...

Sot në orën 17:00 Berisha, komisioni i Rithemelimit dhe mijëra demokratë hyjnë në Selinë Blu

-

Gjykata i dha të drejtë Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, ku Berisha dhe komisioni i rithemelimit shkarkuan Lulzim Bashën e ku me 18 dhjetor anëtarisa e miratoi shkarkimin e tij.

Me vendimin e sotëm juridikisht njihet Kuvendi i Berishës në PD, ndaj Komisioni i Rithemelimit duhet të marrë drejtimin, zyrat, vulën, etj në Selinë Blu.

Nga ana e tij Enkelejd Alibeaj, kryetar i emëruar nga Gazmend Bardhi, doli duke akuzuar gjykatën e Tiranës.

Mësohet se nga pikëpamja juridike janë të shkarkuar të gjithë drejtuesit dhe strukturat e PD së Bashës.

Ndaj sot në ora 17.00 Berisha dhe Komisionit i Rithemelimit të PD-së do të shkojnë për të marrë në dorëzim Selinë Blu. Në rrjete sociale është bërë thirrje që të mblidhen në ora 17.00 demokratët dhe simpatizantët e PD te oborri i selisë demokrate për të pershendetur hyrjen në zyra të Berishës dhe gjithë grupit drejtues të PD.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts