Tuesday, April 23, 2024
Homesociale585 persona të arrestuar dhe të proceduar në një javë

585 persona të arrestuar dhe të proceduar në një javë

-

Policia duket se është vendosur në aksion jo vetëm për kontrollet për kanabis por edhe për armëmbajtje pa leje apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm në një javë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 585 persona, nga këta  152 janë arrestuar dhe 32 janë shpallur në kërkim.

Masat janë marrë në 22 operacione që kanë emra si shqiptar, lumenjsh por edhe emërtesa si ‘Basti i Fundit dhe “Fati i lojrave”

Në operacionin  “Transaksionet” u sekuestruan pasuri në vlerën 2 milionë euro

Ndërkaq gjatë javës Janë sekuestruar 9 armë zjarri. E çuditshme është se është zbuluar edhe 1 pistoletë stilolaps por pa të dhëna se kur do të përdorej apo për çfarë e mbante person i ndaluar. Gjatë kontrolleve janë bllokuar edhe  11 automjete, 22 celularë monucione të tjera luftarake etj.

Në aksionet anti-kanabis janë evidentuar 2 ambiente të mbyllura që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, në Lezhë dhe në Shkodër por edhe 8 raste të organizimit të lojërave të fatit. Sa i përket zjarrvënies janë 3 të arrestuar dhe 11 të proceduar.

Megjithatë në deklaratën e policisë nuk jepen detaje për ngjarjen në Elbasan kur u plagos Nuredin dumani, por as rastet e tjera të mbetura të pa zbardhura.

Ja njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, në një javë

Strukturat e Policisë së Shtetit edhe gjatë kësaj jave kanë pasur në fokus të punës parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri , parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, krimeve mjedisore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore .

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 585 persona, nga këta: 152 janë arrestuar, 401 janë proceduar penalisht dhe 32 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 28 persona në kërkim, nga këta: 22 në kërkim kombëtar dhe 6 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Culaj”, “Arratia”, “District 3”, “District 4”, “Oktan”, “Finish”, “Transaksionet”, “Again”, “Osumi”, “Poker 2022”, “Road Guard 10”, “Road Guard 11”, “Last minute”, “Heat”, “Pllana”, “Alias”, “Valuta”, “Manza”, “Antwerp”, “Basti i fundit” dhe “Fati i lojërave” në 2 raste.

•Në kuadër të operacionit “Arratia” u kap një person i shumëkërkuar, ndërsa në kuadër të operacionit “Transaksionet” u sekuestruan pasuri që rrjedhin nga krimi, në vlerën 2 milionë euro.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 14 raste.

•Janë sekuestruar 9 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 pistoletë stilolaps, 4 thika, shkopinj metalikë, krëhër pistolete dhe municion luftarak.

•Gjithashtu, si rezultat i operacioneve policore janë sekuestruar 28 kg cannabis sativa, qindra doza cannabisi, sasi kokaine dhe heroine, 11 automjete, 1 peshore elektronike, 22 celularë, çipsa, njësi kompjuterike dhe shuma të konsiderueshme parash.

•Janë evidentuar 2 ambiente të mbyllura që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, në Lezhë dhe në Shkodër.

•Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale në fushën e dhunës në familje dhe 1 rast i tentativës për përshtatje të ambientit për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

•Janë evidentuar dhe goditur 35 raste të krimeve mjedisore, 8 raste të organizimit të lojërave të fatit, 32 raste në fushën e narkotikëve, 23 raste në fushën e krimit ekonomik, 19 raste të kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe 12 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Janë zbardhur 14 raste të zjarrvënies, me 14 autorë, nga të cilët: 3 të arrestuar dhe 11 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

•Janë evidentuar dhe ndjekur ligjërisht 64 raste të dhunës në familje.

Policia Rrugore:

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 312 leje drejtimi, nga të cilat: 192 për tejkalim shpejtësie, 69 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 51 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 42 drejtues mjetesh, nga këta: 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë vendosur 15.433 masa administrative dhe janë goditur 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

•Gjatë kësaj jave janë kapur 6 persona në kërkim, nga të cilët 3 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar në gjendje të lirë 11 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 7 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 6 persona për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, si dhe 2 të tjerë për mitëdhënie.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin e treguar në denoncimin e rasteve të paligjshmërisë dhe i fton sërish ata për të forcuar më tej bashkëpunimin, pasi vetëm bashkërisht mund të parandalojmë dhe luftojmë më mirë krimin, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për nxënësit e shkollave, biznesin, turizmin, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts